IQ.EU

News & Info

FEATUREDFree SpeechLatestNewsPoliticsTOP STORIESUncategorized

A është “rindërtimi” i Gazës një plan për paqe – apo një vazhdim i depopullimit të saj?!

Resorte luksoze, trena elektrikë, inteligjencë artificiale, qiellgërvishtës, kulla turistike dhe një “Las Vegas i Lindjes së Mesme”. Ky është “master plani” i prezantuar nga Jared Kushner për Gazën e së ardhmes.

Në letër, shifrat duken madhështore:
➡️ mbi 100,000 shtëpi
➡️ 200 shkolla
➡️ 180 qendra kulturore e fetare
➡️ 75+ spitale dhe objekte mjekësore
➡️ 180 kulla turistike përgjatë bregdetit
➡️ aeroport, port, qendra gjigante logjistike
Por pyetja thelbësore mbetet: për kë po rindërtohet Gaza?
Për popullin që po përballet me shkatërrim, zhvendosje dhe humbje masive, apo për një realitet të ri ku banorët autoktonë nuk kanë më vend?
Rindërtimi nis nga dy qytete të reja, ndërsa Qyteti i Gazës lihet për në fund. Ndërkohë flitet për turizëm bregdetar, tregti globale dhe infrastrukturë digjitale – por jo qartë për të drejtën e kthimit, sovranitetin dhe vullnetin e vetë palestinezëve.
A është kjo një ofertë për paqe dhe zhvillim?
Apo një projekt gjeopolitik që, nën emrin e “modernizimit”, synon zbrazjen graduale të Gazës nga populli i saj?
Historia na ka mësuar: nuk ka rindërtim të vërtetë pa drejtësi.
Pa njerëzit e Gazës, Gaza nuk është më Gaza.