FMN kundërshton tërheqjen e Trustit dhe kthimin e tarifave të vjetra të energjisë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kundërshtuar fuqishëm iniciativën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional Trusti.
FMN përmes një komunikate për media, ka deklaruar se tërheqjet shtesë nga Trusti do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.
“Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet në komunikatë.
FMN po ashtu ka kundërshtuar edhe kthimin e tarifave të rrymës siç kanë qenë para se ato të shtrenjtohen.
Sipas FMN-së, rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin lëvizje të duhura të politikave.
Duhet të kujtojmë se politikat financiare te FMN zakonisht kanë të bejnë me kreditimin e qeverive pa llogaritur ne mirëqenjen ekonomiko-sociale te poullatës.
Shtete te fuqishme ekonomike si SHBA, Turqia e te tjera jane kunder politikave të FMN.