IQ.EU

News & Info

LatestNewsPoliticsTOP STORIESZgjedhjet 2025

“Po, Shqipëria po”

“Ma gjeni një tjetër shtet në Evropë ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe treta bashkë”, Kurti sfidohet dhe vihet në siklet para gazetarëve!

Kurti në siklet pas deklaratës për dominimin e VV-së në Kuvend, përmendet Shqipëria si shembull kundërthënës,

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është vënë në pozitë të sikletshme gjatë një deklarate për media pas takimit me liderët e partive politike, ku tentoi të theksonte pozicionin dominues të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e ri.

“Ma gjeni një tjetër shtet në Evropë ku partia e parë ka më shumë deputetë se e dyta dhe e treta bashkë”, tha Kurti me ton sfidues, duke mbrojtur legjitimitetin e VV-së për të udhëhequr institucionet pas zgjedhjeve.

Por deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga një gazetare e pranishme, e cila përmendi Shqipërinë si një rast të tillë, duke e vënë Kurtin në pozitë të sikletshme. Kryeministri reagoi shkurtimisht me fjalët: “Po, Shqipëria po”, para se të vijonte konferencën.

Deklarata e Kurtit ka shkaktuar reagime edhe nga organizatat e shoqërisë civile. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha publikisht se ka mjaft shembuj të ngjashëm në shtete të ndryshme evropiane.

“Ka plot shtete në Evropë ku partia e parë ka më shumë deputetë se e dyta dhe e treta bashkë,” u shpreh Cakolli, duke hedhur poshtë pretendimin e Kurtit si të pakontrolluar.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as reagimet ironike nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur Kurtin “manipulant” në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë videon e deklaratës së tij me audio të sinkronizuar në formë ironike.

Ky zhvillim vjen në një kohë të ndjeshme politike për Kosovën, ku partitë po negociojnë për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, ndërsa Vetëvendosje po tenton të ruajë pozicionin e saj udhëheqës në Kuvend.